Trajneri i Austrisë, Marsel Koller, vlerëson në maksimum Shqipërinë.
Në prag të ndeshjes miqësore, 55-vjeçari zviceran që drejton prej 5 vitesh Kombëtaren austriake nuk i kurseu elozhet për skuadrën e De Biazit në konferencën për shtyp gjatë së premtes.
“Shqipëria ka një ekip kompakt, të përgatitur shumë mirë nga ana taktike. Ata kanë pësuar shumë pak gola gjatë edicionit të fundit. Është një skuadër me kualitet dhe ua ‘nxin jetën’ kundërshtarëve. Duhet të jemi të përqendruar për përballjen me ta”, deklaroi fillimisht Koller. Për trajnerin e Austrisë, kjo ndeshje shihet si një test i rëndësishëm në prag të Evropianit.
“Është e rëndësishme për mua që të shoh gjendjen e lojtarëve, aq më tepër që përballë kemi një skuadër të fortë. E kemi studiuar kundërshtarin dhe e kam të qartë se si Shqipëria luan. Gjithsesi, ne më shumë do t’i kushtojmë vëmendje lojës sonë. Luajmë në shtëpi dhe duhet të kënaqim tifozët me një fitore, për ta nisur mbarë vitin”, theksoi kreu i pankinës austriake.
Koller mendon se Shqipëria nuk di vetëm të mbrojë mirë por edhe të rrezikojë në sulm.
“Kundërshtari luan shpejt nga krahët dhe për ne është një provë e mirë, sepse kjo skuadër ka karakteristika të ngjashme me rivalët tanë në Evropian. Nuk mund të them saktësisht se është si Hungaria apo Islanda, megjithatë rëndësi ka që për ne është një ndeshje që na vlen”.
“Shqipëria ka ngjitur shumë vende në renditjen e FIFA-s”, është shprehur trajneri zviceran. Gjatë konferencës për shtyp, Koller bëri të ditur se skuadra e tij duhet të jetë agresive në fushë, ndërsa u kërkon lojtarëve të bëjnë kujdes në prapavijë.
“Duhet të jemi agresivë që në fillim, kështu mund t’ia bëjmë më të lehtë vetes. Nuk duhet të lëmë hapësira mbrapa, pasi Shqipëria luan me kundërsulm dhe do të jetë gati për të na ndëshkuar. Në fushë do të hedhim skuadrën që ka luajtur më shumë gjatë edicionit të fundit. Megjithatë, gjatë lojës do të bëjmë ndryshimet e nevojshme, pasi kemi gjashtë zëvendësime në dispozicion”, përfundoi Koller.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame