LAJMI I FUNDIT:

Austria thyen rekordin ditor, mbi 9000 raste me COVID-19

Austria thyen rekordin ditor, mbi 9000 raste me COVID-19

Numri ditor i njerëzve të infektuar me coronavirus në Austri tejkaloi 9,000 për herë të parë, shkruajnë mediat austriake.

Ndërkohë, qeveria është nën presion në rritje për të marrë masa më të rrepta kundër përhapjes së infeksionit.

Raportohet 9,105 raste të reja në 24 orët e fundit, raportuan “Kronen Zeitung” dhe “Österreich” para publikimit të të dhënave zyrtare, raporton reuters.


Rekord i mëparshëm ditor ishte me 8241 raste që ishte arritur tt shtunën. Në kulmin e valës së parë të coronavirusit në mars, kishte 1,050 të infektuar në një ditë të vetme.

Në Austri, sipas Universitetit Johns Hopkins, ka gjithsej 172,380 të infektuar dhe 1,564 të vdekur. /Telegrafi/