LAJMI I FUNDIT:

Austria sërish nën izolim të plotë për shkak të coronavirusit

Austria sërish nën izolim të plotë për shkak të coronavirusit

Austria do të implementojë një bllokim të dytë mbarëkombëtar në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të coronavirusit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, bllokimi i ri do të jetë në fuqi për të paktën dy javë e gjysmë.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, iu ka kërkuar qytetarëve që të mos takojnë askënd jashtë shtëpisë së tyre, në mënyrë që të frenohet rritja e shpejt e infeksioneve.


Ai deklaroi se shkollat do të mbyllen derisa studentët do të mësojnë nga shtëpia kur masat e reja të hyjnë në fuqi nga e martja.

Austria raportoi të premten më shumë se 9,500 raste të reja nga coronavirusi, ndërkohë numri i përgjithshëm i të prekurve vlerësohet të jetë rritur në 191 mijë. /Telegrafi/