Amerikania Coco Gauff e ka befasuar botën e tenisit dhe kampionen në fuqi, Naomi Osaka, duke u kualifikuar në raundin e katërt të Australian Open.

Tenistja 15-vjeçare shkëlqeu në Rod Laver Arena dhe arriti të fitonte në dy sete (6-3, 6-4) brenda 67 minutash.


Osaka, tenistja e katërt në renditjen botërore, ka bërë gabime të shumta gjatë duelit që i kushtoi me humbje.

CocoGauff 2 Coco Gauff duke folur pas fitores (Foto: Cameron Spencer/Getty Images/Guliver)

“Nuk e di se nga erdhi... Para dy vitesh humba në raundin e parë të të rinjve dhe tash jam këtu. I thosha vetes se duhej t’i merrja pikët një nga një dhe të vazhdoja luftën. Kurrë nuk i dihet se çfarë ndodh në fushë”, ka deklaruar tinejxherja pas fitores.

Në raundin e katërt, ajo do të luajë ose ndaj kinezes Zhang Shaui ose ndaj amerikanes Sofia Kenin. /Telegrafi/

CocoGauff 3 Përshëndetja e dy tenisteve (Foto: Cameron Spencer/Getty Images/Guliver)

telegrafi sport app