LAJMI I FUNDIT:

Australia raporton viktimën e parë të mpiksjes së gjakut, pas marrjes së vaksinës AstraZeneca

Australia raporton viktimën e parë të mpiksjes së gjakut, pas marrjes së vaksinës AstraZeneca
Foto: Arkiv/Ilustrim

Australia raportoi të premten viktimën e saj të parë nga mpiksja e gjakut të një personi i cili kishte marrë vaksinën e AstraZeneca-s, dhe rregullatori i saj tha se ka gjasa të ketë një lidhje midis vdekjes së gruas 48-vjeçare dhe vaksinës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rasti i saj ishte i treti i mpiksjeve të rralla të gjakut që janë shfaqur tek njerëzit e vaksinuar në Australi.

Administrata e Mallrave Terapeutike (TGA), deklaroi se dy të tjerët janë duke u shëruar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.


Mediet raportojnë se rastet e ngjashme në Australi po “rishikohen me kujdes”. Gruaja nga New South Wales e mori vaksinën AstraZeneca më 8 prill.

Rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar, Agjencia Rregullative e Barnave dhe e Produkteve të Kujdesit Shëndetësor, ka konkluduar nga rishikimi i saj i rasteve të raportuara në MB se rreziku i përgjithshëm i trombozës së sinusit venoz cerebral – një mpiksje e rrallë gjaku në tru – ishte afërsisht 1 në 250 mijë e personave të cilat e marrin vaksinën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Evropa
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Kalo në kategori