LAJMI I FUNDIT:

Aurela Gaçe me album të ri, disa nga detajet

Aurela Gaçe me album të ri, disa nga detajet

Këngëtarja shqiptare, Aurela Gaçe, ka vite që është në skenën tonë muzikore dhe kjo në saje të zërit që posedon dhe punës së palodhshme që bën.

45-vjeçarja po vazhdon t’i argëtojë fansat me muzikë të mirë, madje koncertet e saj janë të mbushura plot sa herë që ajo performon.

Gaçe së fundmi ka vendosur që të realizojë edhe një album të ri, pjesë e të cilit do jenë edhe disa bashkëpunime me emra të njohur, kolegë të saj.


Të gjitha lajmet nga Aurela Gaçe
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Aurela Gaçe

“Sa shume e dua folkun e kur shoh , paskam vetëm katër këngë të shkruara për mua (se tjerat që kam bërë , janë ‘covera’ ose kam bërë ndërthurje të rrymave të reja me ngacmime të folkut )”, ka shkruar ajo.

“Në fakt jam duke punuar në album të ri, por akoma jo folk që do të thotë se kam shumë punë përpara. Nejse, këtu jam unë, e do t’i jap të gjitha çfarë dua, me kohe, e në kohë dashtë Zoti, gjithmonë”, shton më tutje Gaçe.

https://www.instagram.com/p/BxLClBXAAss/?utm_source=ig_embed

Mbase në këtë album do të jetë edhe këngëtari Genc Prelvukaj, i cili muaj më parë i kërkoi një bashkëpunim artistes shqiptare.

Kënga e fundit që ka lansuar Aurela është “Zemra Rratatata”, në duet me Eli Farë, me të cilën është prezantuar edhe në “Kënga Magjike 2018”. /Telegrafi/