AUK-u sivjet solli ditën e punësimit, të organizuar në partneritet me Human Power, eveniment ky përmes së cilit do të punësohen rreth 30 studentë dhe ish-studentë të AUK-ut.
Në evenimentin e sotëm në AUK, morën pjesë 16 kompani të cilat pritet të përzgjedhin aplikuesit e suksesshëm për pozitat e shpallura.
Mbajtja e Ditës së punësimit në prill është bërë praktikë pasi që shihet si mundësi e mirë që në këtë mënyrë t’u jept mundësi punësimi edhe studentëve, të cilët diplomojnë në maj.
Visar Jasiqi, shef i Operimeve dhe Marrëdhënieve me Jashtë të AUK-ut, tha se sivjet po i thyejnë traditat prej të cilave në panairet e mëparshme të punës nuk ka rezultuar të ketë të punësuar. Sipas tij, kjo mënyrë e re e organizimit po shihet si një metodë efikase që t’iu jepet mundësia që studentët e AUK-ut të kenë mundësi punësimi në kompanitë që veprojnë në Kosovë.
“Sot e kemi pilotuar një koncept të ri, i cili quhet dita e punësimit ose “Employment Day”. Kjo është një tentativë me i ik asaj tradicionales që ka qenë në Panairin e Punës, pasi që sa e kemi vërejt prej observimeve tona në panairet e punës, jo doemos ka pasur punësim, por ka pasur një prezantim të kompanive dhe kandidatëve potencialë për në të ardhmen, por jo realisht punësim në panair. Andaj ne e kemi bërë një koncept të ri, ku institucioni jonë ofron pjesën e shërbimeve prej pozitës së hapur te filtrimi i kandidatëve deri te përcaktimi I intervistave, për çka është dita sot”, tha ai.
Ndërkaq Arlinda Hajdari, koordinatore e Zyrës së Karrierës, tregoi se sot në këtë organizim morën pjesë 16 kompani dhe se kishin aplikuar rreth 90 studentë. Ajo gjithashtu u shpreh se beson se kjo mënyrë e re e punësimit do të dëshmohet të jetë e përshtatshme të aplikohet edhe në panairet e tjera.
“Janë të ftuara gjithsej 16 kompani, ndërkaq kanë qenë të ftuara më shumë se 30 kompani, por të cilat nuk kanë pas pozita të hapura për momentin, dhe kemi bërë përzgjedhjen e atyre kompanive, të cilat kanë pasur dy ose më shumë qoftë praktikantë, ose qoftë me orar të plotë, të përgjysmuar nuk kanë pasur rëndësi. Rreth këtyre 16 kompani, të cilat kanë aplikuar, rreth 30 pozita kanë qenë të lira, të hapura për studentët tanë dhe për të diplomuarit. Sot shpresojmë që do të dalim me një sukses, me një pozitivitet të krejt këtij eventi, ku të paktën presim që secila kompani të punësojë së paku një student”, tha ajo.
Një nga kompanitë që sot kishin ardhur në AUK për të zgjeruar stafin e tyre të punës ishte edhe “Global Consulting & Development Associates”, drejtori i së cilës Arsim Vranovci tha se eksperienca e mëparshme me AUK-un ka bërë që sërish interesimi i tyre të jetë punësimi i studentëve të AUK-ut.
“Kompania jonë ka përvojë të mirë me AUK-un. Kemi pasur edhe më herët student, të cilët kanë përfunduar studimet në AUK, kurse tash janë pjesë e kompanisë tonë. Ne synojmë këta kandidatë potencial, të cilët do t’i intervistojmë sot patjetër një prej tyre do të jetë pjesë e kompanisë sonë, sepse ne mendojmë që ka potencial për të zhvilluar marketingun duke e ditur se marketing është elementi kyç i kompanive në ditët e sotme”, tha Vranovci.
Sipas tij, kompanitë në Kosovë duhet të vendosin staf të posaçëm në sektorin e marketingut pasi që në këtë mënyrë pronari dhe stafi menaxhues do të mund të orientoheshin në fushat e tjera të punës që ka një ndërmarrje.
Delvina Krasniqi, zëvendës drejtoreshë e kompanisë në fjalë, tha se sot në AUK kishin shkuar për të marrë në intervistë ata që kishin aplikuar për vendin e lirë në sektorin e marketingut në kompaninë e tyre. Ajo tregoi se kompania e tyre synon të shtrihet në të gjitha komunat e Kosovës, andaj sot do të përzgjedhin edhe praktikantë të cilët do të kenë mundësi punësimi nëse i dëshmojnë aftësitë e tyre profesionale.
“Numri i kandidatëve që mendojmë të punësojmë është të paktën një punëtor, i cili do të punësohet me kontratë dhe një apo dy të tjerë, të cilët janë të interesuar për praktikë, ku varësisht nga interesimi i tyre do t’iu jepet edhe vendi i punës nëse në të njëjtën kohë i kanë edhe kualitetet dhe arrijnë të përmbushin qëllimet tona për integrimi i tyre brenda kompanisë tonë”, tha ajo.
Në mesin e atyre që kishin ardhur në intervistë ishte edhe një Besa Haxhiu, e cila u shpreh se kjo mënyrë e re e aplikuar sot është mjaft produktive, pasi që deri në fund të ditës edhe do të dihet rezultati përfundimtar, emrat e atyre të cilët do të punësohen.
“Kam aplikuar në kompaninë GCDA në pozitën e projekt-menaxheres. Intervista ka shkuar shumë mirë. Tash e shohim si po rrjedhë puna dhe kjo ideja për të organizuar “Employment Day” nga AUK-u është një ide shumë e qëlluar dhe besoj që ka me pas sukses shumë të madh, pasi që kompanitë duhet të vendosin me e marr dikë në punë në fund të ditës”, u shpreh ajo.
Ndryshe, intervistat do të zgjasin deri ne orën 15.00 dhe rreth orës 16.00 pritet të shpallen emrat e kandidatëve të përzgjedhur nga kompanitë pjesëmarrëse. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker – ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025