Auditorja e Përgjithshme rekomandon marrjen e masave për të përmirësuar procesin e menaxhimit të pronave shoqërore
![Auditorja e Përgjithshme rekomandon marrjen e masave për të përmirësuar procesin e menaxhimit të pronave shoqërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/02/435466567-780x439.jpg)
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka dështuar të ruajë dhe të rrisë vlerën e pronave dhe aseteve të dhëna me qira, prandaj rekomandohet marrja e masave të shpejta dhe rigoroze për të përmirësuar këto procese.
Kështu ka deklaruar Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, në konferencën për media të mbajtur sot, ku ka prezantuar konkluzionet e auditimeve “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021” si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe projektet e financuara nga donatorët”.
Spanca ka bërë me dije se rezultatet e auditimit “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”tregojnë se rreth 41% e mostrave të testuara kanë rezultuar me parregullsi dhe vlera potenciale e humbjes nga këto raste është mbi 800 mijë euro.
“Kjo humbje është vetëm duke ju referuar vlerës së kontratave të AKP-së, përndryshe humbja mund të jetë edhe më e lartë sikur të merrej për bazë vlera e çmimit të tregut për qiratë e pronave në zona të njëjta”, është shprehur ajo.
Tutje ka treguar se procesi i qiradhënies së pronave dhe aseteve tjera shoqërore nuk ishte zhvilluar në përputhje me qëllimin e ligjit për AKP-në.
“Madje për pronat që kanë qenë në likuidim kontratat për qiradhënie ishin vazhduar pa aplikuar parimin e konkurrencës së lirë, transparencës dhe mos arritjen e vlerës për para. Po ashtu në raste të caktuara, pa përfillur këto parime AKP-ja kishte lidhur kontratë me uzurpuesit apo shfrytëzuesit e paligjshëm”.
Gjithashtu auditimi ka vënë në pah se në disa raste pronat janë dhënë me qira pa e përcaktuar qëllimin e shfrytëzimit, për rrjedhojë një pronë ishte eksploatuar për qëllime të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit gëlqeror për së paku dhjetë vite duke eksploatuar mbi 300,000 metra kub gur gëlqeror përderisa AKP-ja ka përfituar vetëm 4,511 euro të hyra nga qiraja.
Ndërsa në katër raste të tjera pronat e AKP-së nuk ishin menaxhuar si duhet dhe si rezultat i keqmenaxhimit humbjet potenciale janë vlerësuar në vlerë 505,327 euro. AKP-ja kishte lidhur kontratë për tokën bujqësore me sipërfaqe 10,007m2 me çmim prej 122 euro në muaj, ndërsa në tri raste të tjera edhe pse janë bërë ndryshime të kushteve të kontratës AKP-ja ka nënshkruar kontratat pa miratimin e Bordit Drejtues.
Tutje Spanca, ka treguar se një dukuri domethënëse të cilën e ka identifikuar auditimi tek 12 raste është se AKP-ja me rastin e lidhjes së kontratave për qiradhënie nuk ka bërë hulumtimin e tregut për të përcaktuar çmimin e qirasë në përputhje me vlerën e tregut, madje nuk kishte marr parasysh as çmimin e kontratave referente.
AKP-ja nuk kishte bërë përpjekje të mjaftueshme për të menaxhuar si duhet pronat dhe asetet shoqërore. Prandaj mungesa e veprimeve për menaxhimin e pronave tregon që sistemi i kontrollit të brendshëm në AKP nuk ishte në nivelin e duhur, për rrjedhojë nuk është siguruar se të hyrat nga qiraja e pronave të mund të rriten.
Për të eliminuar mangësitë e identifikuara kërkohen veprime konkrete prandaj Zyra Kombëtare e Auditimit ka rekomanduar AKP-në që të rishikojë aktet e brendshme juridike për dhënien me qira të pronave në mënyrë që procesi të jetë në frymën e parimeve të konkurrencës së lirë dhe transparencës; të sigurojë se të gjitha pronat janë liruara nga shfrytëzues ilegal; të ndërmarrë veprimet e duhura për mirëmbajtje të aseteve në mënyrë që pronat të shfrytëzohen në përputhjen me qëllimin e dhënies me qira; të ndërmerr veprimet e duhura për rritjen e fondeve nga të hyrat e qirasë dhe rritjen e vlerës së aseteve të NSh-ve në likuidim; si dhe të bëjë matjen gjeodezike të sipërfaqeve me kohë në mënyrë që mos ketë mospërputhje në mes të sipërfaqeve të kontraktuara dhe atyre të shfrytëzuara.
Edhe sa i përket auditimit “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe projektet e financuara nga donatorët” Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka bërë me dije se ka rezultuar me disa mangësi. Kthimi i mjeteve në fundvit dhe vonesat e shkaktuara nga alokimi i mjeteve nga financuesit e skemës kishin si rezultat obligime të bartura për komuna, projekte kapitale të paregjistruara në Programin e Investimeve Publike dhe vonesa apo mos përfundim të projekteve.
Rezultatet e auditimit tregojnë se projektet e financuara nga donatorët gjatë vitit 2021 ishin përcjellë me dobësi të ndryshme gjatë zhvillimit të procedurave nga komunat përfituese.
Menaxhimi i kontratave në disa raste ka rezultuar joefikas. Madje disa projekte nuk janë përfunduar me kohë apo edhe nuk janë përfunduar fare, ndërsa një projekt do të mund të realizohej për 106,546 euro më lirë sikur procedura mos të ishte ndarë në LOT-e, rrjedhimisht sikur operatorëve ekonomik mos t’iu mundësohej ofertimi me çmime të ndryshme për pozicione të njëjta, edhe pse zhvillimi i kësaj procedure ishte konform legjislacionit.
Për të përmirësuar funksionimin e Grantit të Performancës Komunale duhet shtuar kontrollet e brendshme në komunat përfituese duke siguruar menaxhim më ekonomik dhe efikas të projekteve. Prandaj ZKA-ja ka dhënë një rekomandim për qeverinë dhe tetë rekomandime për komunat përfituese të grantit.
Raportin e plotë të auditimit “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021” e gjeni këtu.
Raportin e plotë të auditimit “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe projektet e financuara nga donatorët” e gjeni këtu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1-1.jpg)
"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë