Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, ka pritur në një takim Auditorin e Përgjithshëm të Uellsit, Huw Vaughan Thomas, i shoqëruar nga John Herniman, Drejtor në Zyrën e Auditimit të Uellsit dhe Clive Grace O.B.E., Këshilltar Ndërkombëtar në Shërbime Publike.
Gjatë kësaj vizite, Osmani dhe Thomas kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës dhe Zyrës së Auditimit të Uellsit, përmes së cilës janë pajtuar për bashkëpunim bilateral. Në fokus të kësaj marrëveshjeje do të jetë zbatimi i plotë i standardeve ndërkombëtare të auditimit në sektorit publik dhe praktikave të mira ndërkombëtare dhe shkëmbimi i përvojave në zhvillimin e institucioneve përkatëse, duke përfshirë zhvillimin e auditimit të performancës, shkëmbimin e praktikave të mira dhe aktivitetet kundër mashtrimit.
Gjatë takimit të zhvilluar pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, Osmani dhe Thomas kanë biseduar lidhur me trendet aktuale të zhvillimit në auditimin publik dhe praktikat dhe përvojat nga të dyja institucionet. Krerët e të dyja institucioneve janë shprehur të kënaqur me mundësitë për shkëmbim të praktikave të mira, informacioneve dhe materialeve intelektuale me interes të përbashkët.
Thomas bashkë me delegacionin e tij, gjatë ditës kanë zhvilluar takime edhe me përfaqësues të Kuvendit dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës