LAJMI I FUNDIT:

Audio-përgjimi për 21 janarin, Prokuroria e Tiranës: Kemi nisur verifikimet

Audio-përgjimi për 21 janarin, Prokuroria e Tiranës: Kemi nisur verifikimet
Foto: Ilustrim

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar të verifikohet audio e transkiptuar nga gazetari Artan Hoxha lidhur me komunikimet në radio të gardës së republikës më 21 janar 2011, demonstratë ku humbën jetën katër qytetarë.

Organi i akuzës së kryeqytetit thekson se në vitin 2021 është vendosur rifillimi i hetimeve të pezulluara dhe kryerja e veprimeve me qëllim zbulimin e autorit të vrasjes së Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës.

Në audion dhe transkiptimin e publikuar në media dëgjohen urdhra të ish-komandantit të gardës Ndrea Prendi për të qëlluar mbi protestuesit.


Ndërkohë prej ditësh mazhoranca kërkon që kjo çështje të hetohet nga Prokuroria e Posaçme SPAK duke i kërkuar Prokurorisë së Tiranës të shpallë mos kompetencën.

“Në vitin 2021 është vendosur rifillimi i hetimeve të pezulluara dhe kryerja e veprimeve hetimore me qëllim zbulimin e autorit të vrasjes së shtetasit A.N dhe H.D, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr.100, të shpallur në dt.07.02.2013, ka vendosur deklarimin të pafajshëm të pandehurit A. Ll, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje, të kryer kundër dy ose më shumë personave”, me pasojë të drejtpërdrejtë vdekjen e të ndjerit H.D”, njofton Prokuroria raporton Euronews Albania.

“Me kryerjen e veprimeve hetimore të këtij procedimi penal janë ngarkuar Oficerët e Seksionit të Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të cilët krahas detyrave të urdhëruara prej prokurorëve të ngarkuar me hetimin, do të kryejnë edhe veprimet hetimore të deleguara në lidhje me verifikimin e fakteve të publikuara prej shtetasit A.H (gazetar), fakte të bëra publike prej tij në emisionin “Zona Zero”, më datën 20.01.2023, në televizionin “Top Channel””, shton Prokuroria.

Më 21 Janar para 12 vitesh humbën jetën Hekuran Deda, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn.

Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite heqje lirie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori