LAJMI I FUNDIT:

‘Audi’ në Gjermani gjobitet me 800 milionë euro

‘Audi’ në Gjermani gjobitet me 800 milionë euro

Prodhuesi i automjeteve Audi, është dënuar nga Prokuroria e Mynihut me gjobë prej 800 milionë euro për shkak të dështimeve në automjetet dizel.

Në deklaratën e Grupit Volkswagen që brenda saj përfshin markat si Volkswagen, Audi, Porsche, Bentley, Lamborghini, Seat, Skoda, Bugatti, Scania dhe Man, thuhet se Prokuroria ka vendosur për një vendim administrativ për shkak të devijimieve në kërkesat rregullatore në disa automjete dizel V6 dhe V8 të prodhuara ose të shpërndarë nga Audi AG dhe kompania ka pranuar që ta paguajë këtë.

Bastiset apartamenti i shefit të Audi-së si pjesë e hetimeve të VW-së
Lexo po ashtu Bastiset apartamenti i shefit të Audi-së si pjesë e hetimeve të VW-së

Ndërkohë shefi ekzekutiv i Audi, Rupert Stadler, ishte arrestuar në muajin qershor i dyshuar se ka errësuar provat në kuadër të hetimit për skandalin e dizelit.


Drejtori i Audi mbetet në paraburgim
Lexo po ashtu Drejtori i Audi mbetet në paraburgim

Audi një kohë të gjatë ishte në rend dite për shkak të skandalit me emetimet e dizelit, ndërsa ishte detyruar të paguajë gjoba të mëdha autoriteteve amerikane dhe gjermane si dhe ishte detyruar të tërheqë miliona automjete. /Telegrafi/