LAJMI I FUNDIT:

Aubameyang drejt Arsenalit? Fotografohet duke u paketuar jashtë qendrës stërvitore të Dortmundit (Foto)

Aubameyang drejt Arsenalit? Fotografohet duke u paketuar jashtë qendrës stërvitore të Dortmundit (Foto)

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, i ka shtuar akoma më shumë spekulimet se do t’i bashkohet Arsenalit para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

Futbollisti nga Gaboni dëshiron të kalojë në Emirates, ndërsa shefi i Topçinjve, Ivan Gazidis, ka mbajtur takime me krerët e BVB-së gjatë këtyre ditëve.

(Foto: Getty Images)

Arsene Wenger ka pranuar se arritja e marrëveshjes është e mundshme, ndërkohë që flitet se Olivier Giroud mund të shkojë në drejtim të kundërt.


Dortmundi kërkon përfshirjen e sulmuesit francez në marrëveshje për ta lejuar largimin e 28-vjeçarit.

Në ndërkohë, Aubameyang është fotografuar duke e ngarkuar veturën e tij me një numër paketash, pas largimit nga stërvitjet.

Pierre-Emerick Aubameyang duke e ngarkuar veturën (Foto: Twitter/Ruhr Nachrichten BVB‏)

Te Arsenali, sulmuesi do ta gjejë ish-bashkëlojtarin e tij, Henrikh Mkhitaryan, i cili kaloi te Topcinjtë në kuadër të marrëveshjes për transferimin e Alexis Sanchezit te Manchester Unitedi.

Zyrtare: Sanchez lojtar i Unitedit, Mkhitaryan kalon te Arsenali
Lexo po ashtu Zyrtare: Sanchez lojtar i Unitedit, Mkhitaryan kalon te Arsenali

Wenger e kërkon Aubameyangun pikërisht për ta zënë vendin e sulmuesit kilian, i cili zgjodhi ta vazhdojë karrierën në Old Trafford. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

La Liga
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

La Liga
Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

La Liga
Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Serie A
Kalo në kategori