Pierre-Emerick Aubameyang ka folur rreth mundësive të Arsenalit për të fituar trofeun e Ligës së Evropës këtë sezon.

Arsenali ka fituar ndaj Vorskla Poltavas me rezultat 4-2 në ndeshjen e parë të grupeve, ku dy gola erdhën nga sulmuesi gabonez, i cili beson që Topçinjtë mund ta fitojnë trofeun e dytë më të madh ekipor evropian.


"Jam shumë i lumtur që jam kthyer në këtë garë dhe duam të shkojmë në finale", ka thënë fillimisht Aubameyang.

"Mendoj se luajtëm mirë në pjesën e parë dhe në fillim të pjesës së dytë. Ne shënuam katër gola".

Mkhitaryan Aubameyan

"Duhet të përmirësohemi dhe të përpiqemi të luftojmë, dhe të mos pranojmë gol siç kemi bërë në minutën e fundit".

I pyetur për dëshirën kolektive brenda kampit të Arsenalit për të marrë trofeun, Aubameyang shtoi: "Sidomos për mua, sepse nuk luajta vitin e kaluar në Ligën e Evropës me djelmoshat".

"Është mirë të fillosh me një fitore, dhe ndeshja tjetër do të jetë gjithashtu e rëndësishme".

Ndeshja e radhës e Arsenalit në Ligës e Evropës do t'i shohë ata të luajnë në udhëtim te Qarabagu më 4 tetor. /Telegrafi/

telegrafi sport app