LAJMI I FUNDIT:

ATOMI hap konkurs për inteligjentët

ATOMI hap konkurs për inteligjentët

Instituti ATOMI, i cili ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme (atomistë) në Kosovë ka hapur konkurs për përzgjedhjen e atomistëve të rinj. Mundësi aplikimi kanë të gjithë nxënësit prej klasës VIII deri XII nga të gjitha shkollat e Kosovës. Nxënësit mund të nominohen nga prindërit apo familja, nga mësimdhënësit, nga shoqëria, apo të vetë-nominohen.

Pas procesit të aplikimit, aplikuesit do t’i nënshtrohen një procesi disafazësh të seleksionimit, i cili do të realizohet përmes përdorimit të testeve të standardizuara të inteligjencës, nga i cili do të përzgjidhen nxënësit më të mirë (që e plotësojnë kriterin e përcaktuar nga Instituti ATOMI për të qenë atomist), të cilëve synohet që t’ju ofrohen shërbime dhe aktivitete të ndryshme përkrahëse, si: kurse të avancuara – Shkolla+, kamp veror, vizita studimore, orientim në karrierë dhe këshillim psikologjik, ndërmjetësim për bursa, takime me profesionistë dhe personalitete të shquara, qasje në literaturë të avancuar, klub të atomistëve për aktivitete të përbashkëta, aktivitete kulturore, sociale, sportive e rekreative, etj.. Të gjitha shërbimet dhe aktivitetet përkrahëse për atomistët do të ofrohen falas nga Instituti ATOMI.

Afati i konkursit për nominim – aplikim zgjatë një muaj, prej 1 deri më 30 nëntor 2018. Të interesuarit për të aplikuar vet apo për të nominuar dikë, të gjitha informatat dhe detajet e nevojshme të konkursit mund t’i gjejnë në faqen e internetit të Institutit ATOMI në lidhjen në vijim: https://atomi-ks.org/apliko-te-atomi. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori