Mbrojtësi Florent Hadrgjonaj e ka cilësuar si familje Përfaqësuesen e Kosovës.

Kosova luan nesër (e hënë) në shtëpi ndaj Malit të Zi njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në histori.


Dardanët e presin në stadiumin "Fadil Vorrki" rivalin fqinjësor në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Atmosfera para kësaj ndeshje është shumë e mirë tek Kosova dhe këtë e tregojnë edhe lojtarët.

Kosova Gjibraltari foto Ridvan Slivova 23 Hadergjonaj në aksion ndaj Gjibraltarit (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Njëri nga ta është mbrojtësi Florent Hadergjonaj, i cili e ka cilësuar ekipin e Kosovës i familje në postimin e tij të fundit në Facebook.

"Më shumë se bashkëlojtarë, më shumë se Kombëtare. Jemi familje", ka shkruar Hadergjonaj në profilin e tij. /Telegrafi/