Atletico nënshtron Monacon dhe kualifikohet në 1/8 e finales
Atletico Madridi ka regjistruar fitore prej 2-0 kundër Monacos në xhiron e pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Në këtë mënyrë, skuadra spanjolle i ka marrë pikët e mjaftueshme për ta siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të garës më të madhe evropiane për klube.
Në ndeshjen e zhvilluar në Estadio Wanda Metropolitano, rezultati u zhbllokua që në minutën e dytë, kur në përpjekje për ta larguar topin, Benoit Badiashile shënoi autogol (2’).

Antoine Griezmann e dyfishoi rezultatin (24’) pas asistimit nga Angel Correa dhe e shënoi atë që njihet si goli i sigurisë.
Mysafirët e patën një mundësi shënimi në minutën e 83-të kur Stefan Savic e preku topin me dorë në zonë. Mirëpo, Radamel Falcao dështoi të shënonte nga pika e bardhë.
Kjo ishte fitorja e katërt e Atletico Madridit pas pesë ndeshjesh në Grupin A dhe qëndron në krye me 12 pikë duke e siguruar kualifikimin e mëtutjeshëm.

Skuadra e Jurgen Klopp duhet t’i presë rezultatet e Borussia Dortmundit për të mësuar nëse do të mbetet në krye të grupit, apo do të qëndrojnë në vend të dytë.
Nga ana tjetër, Monaco e Thiery Henry tashmë është eliminuar nga garat evropiane. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x6y0azo
https://www.dailymotion.com/video/x6y0c1i
https://www.dailymotion.com/video/x6y0geq




























