Joao Felix nuk do të largohet nga Atletico Madrid, së paku jo gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi portugez ka tanimë tri vite që është pjesë e Los Colchoneros dhe vlerësohet shumë, pavarësisht se nuk ka arritur pritshmëritë në kryeqytetin spanjoll.


Megjithatë tek klubi bardhekuq besojnë shumë në të dhe nuk e kanë ndërmend ta lejojnë largimin e tij.

GetPaidStock.com 62b7a76694a88 e1656203242655

E përditshmja spanjolle AS ka raportuar se Atletico Madrid këtë verë ka refuzuar katër gjigantët evropianë që u interesuan për Joao Felixin, duke i bërë me dije se ai nuk është në shitje.

Manchester City, Manchester United, PSG dhe së fundmi Bayern Munich ishin katër skuadrat e mëdha që tentuan transferimin e Felix, por ofertat e tyre janë refuzuar nga Atletico Madrid.

Joao Felix 1

Felix e ka pëlqimin e klubit dhe ai nuk është në listën e transferimeve, për më tepër portugezi ka një kontratë afatgjate deri në vitin 2026 me Los Colchoneros.

22-vjeçari gjithashtu ndihet mirë në kryeqytetin spanjoll, pasi ditë më parë tha se nuk e ka në mendje largimin nga skuadra e udhëhequr nga Diego Simeone. /Telegrafi/

telegrafi sport app