Site icon Telegrafi

Atletico fiton ndeshjen e parë ndaj Juves në Wanda Metropolitano

Atleico Madrid 2-0 Juventus (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Atletico Madridi ka fituar ndeshjen e parë ndaj Juventusit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve me rezultat 2-0.

Ishte një ndeshje e bukur për t’u parë: raste për gol nga të dy anët, lojë e mirë në mesfushë dhe atmosferë fantastike nga tifozët e pranishëm.

I pari që rrezikoi portën kundërshtare ishte Cristinao Ronaldo, i cili me një goditje nga gjuajta e lirë në minutën e nëntë rrezikoi seriozisht portën e Jan Oblak, por slloveni bëri një pritje të mirë.

Cristiano Ronaldo gjatë një momenti të ndeshjes (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Nga gjuajta e lirë provoi edhe Antoine Griezmann (29)’, por Wojciech Szczesny nuk u befasua. Në vazhdim nuk kishte raste serioze për gol dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minuat e parë.

Lexo po ashtu Tifozët e Atleticos i fishkëllejnë gjatë gjithë ndeshjes, Ronaldo i ngacmon duke i treguar se sa Liga të Kampionëve i ka të fituara

Vendasit e filluan mirë pjesën e dytë, fillimisht rrezikuan me Diego Costan (50′) pastaj me Griezmannin (53′).

Festa e Diego Godin te goli ndaj Juventusit (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Goli i parë në takim erdhi nga Jose Maria Gimenez në minutën e 79-të, ndërsa pas katër minutash shënoi edhe Diego Godin.

Në minutat e mbetur Juventusi kërkoi më shumë golin, edhe pse rrezikuan seriozisht me Federico Bernardeschin (89′) dhe Ronaldon, goli nuk erdhi.

Ndeshja e kthimit luhet në Torino më 12 mars. /Telegrafi/

https://twitter.com/TheSwypeSports/status/1098337916252766213

https://twitter.com/TheSwypeSports/status/1098340569779224576

Exit mobile version