Në disiplinën kërcim së larti bindshëm triumfoi garuesi nga Prizreni, Erudit Rysha, i cili e kaloi lartësinë 1.85 centimetra, duke lënë pas dy kërcyes nga Korça, të cilët u ndalën në lartësinë 1.70 centimetra.

Por, organizimi i kësaj gare nuk ka qenë në nivelin e duhur, e që ka mundur t’i sjell lëndime garuesve në këtë garë, me ç’rast garuesi nga Prizreni ka pasur edhe një rrëzim ( siç e shihni edhe në foto), e që fatmirësisht i ka shpëtuar lëndimit më serioz të bërrylit.


Me këtë rast kanë shprehur pakënaqësitë e tyre edhe drejtuesit e klubit prizrenas ndaj organizatorëve. /Telegrafi/

atlet 2


 

telegrafi sport app