Administrata Tatimore e Kosovës e mbështetur nga Programi i USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, përmes një tryeze diskutimi ka promovuar të dhënat e hapura, të publikuara në faqen zyrtare https://www.atk-ks.org/open-data/.
Kjo tryezë kishte për qëllim të shërbejë si platformë për eksplorim të grupeve të të dhënave (datasete) tanimë të publikuara nga ATK-ja, për të ilustruar se si këto të dhëna mund të përdoren për t’i kuptuar më mirë trendet e ekonomisë në Kosovë, por edhe për t’i informuar politikat e ekonomisë në të ardhmen.
Drejtori Ekzekutiv i ATK-së, Ilir Murtezaj tha se hapja e të dhënave nga Administrata Tatimore është një hap i rëndësishëm drejt transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve.
“Datasetet publike që janë bërë të qasshme, kanë sjellë shumë avantazhe për palët e interesuara. Qëllimi i kësaj nisme (Open Data) është rritja e transparencës, përmirësimi i recepcionit të publikut për institucionin e ATK-së.
Veç kësaj shkas i kësaj iniciative është edhe Plani për Përmirësimin e Integritetit të ATK-së, në të cilin plan ndër aktivitetet qe janë planifikuar te zhvillohen është edhe publikimi i të dhënave, si dhe kërkesat e shumta që vijnë nga organizatat të ndryshme nga vendi dhe jashtë”, deklaroi ai.
Murtezaj tutje bëri të ditur se ATK deri më tani ka hapur dhjetë datasete, si: të hyrat tatimore në të cilat mund t’i gjejnë të dhënat e specifikuara sipas katalogut të paraparë në këto kategori: pagesat për vit, muaj, statusi i regjistrimit, numri i tatimpaguesve, përshkrimi i sektorit, sipas komunave, si dhe lloji i formularit të deklarimit.
“Më pas kemi qarkullimin e bizneseve në të cilin janë të ndara të dhënat e qarkullimit të bizneseve për vit, muaj, sektor, komunë, status i biznesit, numri tatimpagueseve dhe qarkullimi në euro, gjobat nga raportimet e qytetarëve, arkat fiskale, deklarimin, numri i punëtorëve (numri i vendeve të punës), numri i punëtorëve-IP (sipas ID personale), pagesat sipas periudhës, rimbursimet dhe regjistri aktiv”.
E nga ana tjetër, Dardane Peja përfaqësuese nga Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, tha se do të vazhdojnë ta mbështesin ATK-në edhe në të ardhmen.
Tutje, ajo deklaroi se gjatë vitit të kaluar, USAID përmes programit ka dizajnuar dhe ka lansuar iniciativën për të dhënat e hapura.
“Kjo iniciativë përfaqëson një hap të rëndësishëm në ndërtimin e cilësimit publik përmes rritjes së transparencës dhe llogaridhënies”, u shpreh Peja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime