LAJMI I FUNDIT:

ATK: Për një muaj mblodhëm 8.2 milionë euro më shumë të hyra

ATK: Për një muaj mblodhëm 8.2 milionë euro më shumë të hyra

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se gjatë muajit janar janë inkasuar 67.1 milionë euro të hyra, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 8.2 milionë euro.

Sipas ATK-së, veç të hyrave tatimore janë mbledhur 17.7 milionë euro kontribute pensionale.

“Administrata Tatimore e Kosovës, këtë vit ka vendosur prioritete të shumta, ku realizimi i të cilave do të ndikoj në përmirësimin e proceseve të punës, si dhe arritjen e projeksionit të të hyrave vjetore, por edhe në zvogëlimin e stokut të borxheve. Për këtë qëllim tani janë marr të gjitha veprimet tek konsolidimi i mbledhjes se detyrueshme. Me qëllim të rritjes së rezultateve në mbledhjen e borxheve, është ri-organizuar Departamenti i Mbledhjes së Borxheve në një qendër të vetme në Prishtinë, në kuadër të së cilës do të funksionojnë katër divizione, ku secili divizion do të jetë përgjegjës vetëm për një fazë të caktuar të trajtimit të borxheve. Qëllimi i këtij reformimi është filluar duke pas parasysh nivelin e lartë të borxheve të krijuara nga tatimpaguesit, ku përmes projektit të Konsolidimit të Mbledhjes së Borxheve, ATK do të siguroj procedura dhe qasje të re, në përmirësimin e procesit të trajtimit të borxhit në fazë të hershme, si dhe për të zvogëluar stokun e madh të borxheve”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.


Në fund, ATK thotë se përmes sistemit të ri të teknologjisë informative, do të lehtësohet deklarimi dhe pagesa e tatimeve, si dhe do të mundësohen metoda elektronike shumëkanalëshe të komunikimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Ekonomi
Kalo në kategori