Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) më 3 nëntor ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM3 2017.

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017. Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudha është 1,582.


Untitled 1 1

“Qytetaret të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, nga data 6 Nëntor deri me 10 Nëntor 2017, ora 16:00”,t huhet nw njoftimin e ATK-sw.

Numri i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për tu bërë pjesë e kësaj kampanje ka qenë 72,781.

KËTU mund të shkarkohet lista e fituesve për periudhën Tremujorin e tretë 2017. /Telegrafi/