LAJMI I FUNDIT:

ATK inkason 36.2% më shumë borxhe tatimore se në tremujorin e parë të vitit 2020

ATK inkason 36.2% më shumë borxhe tatimore se në tremujorin e parë të vitit 2020
Administrata Tatimore e Kosovës (Foto: Telegrafi)

Trajtimi dhe mbledhja e borxheve tatimore të krijuara nga tatimpaguesit është njëri ndër prioritetet kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës, për të cilën fushë edhe është punuar mjaft shumë në reformimin e departamentit, i cili trajton borxhet tatimore.

“Qëllimi kyç i konsolidimit të Mbledhjes së Detyrueshme është përmirësimi i performancës së menaxhimit të borxheve tatimore, qëllimi final i së cilës duhet të jetë rezultati në rritjen e efektivitetit të punës së ATK-së.

Performanca e ATK-së në mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore për tremujorin e parë të këtij viti është në nivel të kënaqshëm, pasi që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020 inkasimi është më i madh për 36.2 % apo 6.3 milion euro, ndërsa totali i borxhit të inkasuar për janar-mars 2021 është 23.8 milion euro”, thuhet në njoftimin për media.


MD në të njëjtën kohë ka zbatuar të gjitha procedurat, të cilat parasheh Legjislacioni Tatimor në fuqi, ku sipas procedurave të konfiskimit gjatë këtij tremujori janë kryer konfiskime tek disa subjekte biznesore, si rezultat janë inkasuar borxhe në vlerë prej 127 mije euro.

ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët duke paguar obligimet e tyre tatimore kontribuojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori