LAJMI I FUNDIT:

ATK inkason 13.8 milionë euro nga Qendra e Thirrjeve

ATK inkason 13.8 milionë euro nga Qendra e Thirrjeve

Qendra e Thirrjeve në Administratën Tatimore të Kosovës sot ka shënuar 7 vjetorin e themelimit. Gjatë gjithë kësaj periudhe, Qendra e Thirrjeve ka kontaktuar dhe komunikuar me tatimpagues, gjithashtu ka krijuar dhe ka përdorë metoda të përshtatshme dhe me kosto efektive, për tatimpaguesit që e kanë kontaktuar Qendrën e Thirrjeve.

Detyra e kësaj qendre është të bisedohet me tatimpagues dhe të përcaktohen cilat veprime kërkohen për të zgjidhur çështjet e tatimeve të pashlyera, të përshpejtohen veprimet e tilla të ndërmarra, në mënyrë që tatimpaguesit të bëhen të rregullt, si dhe të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura tatimore.

“Aktivitetet e QTH janë shtuar nga viti në vit, gjithashtu rritje kanë pasur edhe në rezultatet e të gjitha aktiviteteve. Për 7 vite punë kjo qendër ka kontaktuar 256,291 tatimpagues, ku si rezultat i thirrjeve tefefonike të kësaj qendre me tatimpagues, nga fillimi i funksionimit e deri me tani janë inkasuar 13.8 milionë euro”, ka njoftuar ATK-ja.


ATK, vazhdimisht është duke zhvilluar aktivitete për të ngritur transparencën në shërbimet ndaj tatimpagueseve, të cilët do të kenë më të lehtë informimin dhe kryerjen e obligimeve në mënyrë vullnetare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Kalo në kategori