Ekzekutimi i tipit mafioz të Kristian Markut apo Bardhit, që është nipi i Martin Bardhit të vrarë në Rrëshen në shtator të vitit 2023, është pjesë e sagës së përplasjeve gati tri dekadëshe mes dy fiseve në Rrëshen: Reçi e Gjini!
Ky është konkluzioni i nxjerrë nga grupi hetimor, i cili ndonëse nuk ka dhënë asnjë detaj për mediat, burime brenda tij thonë se pikërisht ky qytet, Rrësheni, është çelësi i fillimit të këtij konflikti, i cili deri më tani ka regjistruar 9 atentate me 6 persona të vrarë.
Sajmir Jaku, Gasper Reçi, Kreshnik Gjini, Tonin Gjini, Kastriot Reçi dhe Kristian Marku ose Bardhi janë viktimat e hakmarrjes së egër mes dy fiseve.
Kristian Marku, doli në skenë në mars të vitit 2023, kur në Rrëshen pati të shtëna me armë zjarri në drejtim Saimir Reçit, ndonëse nuk u arrit të provohet përfshirja e tij në këtë ngjarje dhe arriti të fitojë lirinë.
Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit i vrarë me snajper në qendër të Rrëshenit në janar të vitit 2020.
Në shtator 2020 iu bë atentat me tritol në automjet Preng ose Tonin Gjinit, ngjarje që shënoi të plagosurin e radhës pas disa atentateve në Belgjikë, Romë dhe Shqipëri.
Në datë 9 shtator të vitit 2016 u ekzekutua Sajmir Jaku në Rrëshen nga dy persona të armatosur.
Një vit më pas në 28 prill në Itali u vra Gaspër Reçi 43 vjeç me 4 plumba në Romë në banesën e tij, ndërsa autori nuk u zbulua.
Viktima e radhës ishte Kreshnik Gjini 31 vjeç, që u ekzekutua 6 Shtator 2017 në komunën Forest në Itali.
Armando Gjini u ekzekutua në gusht 2019 në qendër të Rrëshenit.
Atentati i radhës ishte ndaj Preng Gjinit, më 16 shtator të vitit 2020, por fatmirësisht arriti që të shpëtonte.
Përplasja mes dy fiseve Gjini dhe Reçi u bë për shkak të prishjes së pazareve të drogës në Itali, aty ku ka dyshime se “humbi” një ngarkesë droge me vlerë 3 milionë euro./rtsh
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania