‘Vëllai i Madh’ ka hapur një televotim për sonte ( hënë) për të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova.
Ky nominim i përgjithshëm erdhi si pasojë e thyerjeve të rregullave të shtëpisë, ku konkurrentët janë parë duke folur me kode dhe me persona të jashtëm.
“Me rregullat e mia nuk ka shaka. Sjellja juaj kohëve të fundit sidomos pas spektaklit të së premtes, nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Prandaj sonte do të ketë një eliminim”, u tha në njoftim.
Banorët më të votuar ishin: Xhuli Nura, Vedat Bajrami, Andi Artani, Melisa Lleshi, Artan Thaçi, Arta Selimi, Stresi, Gresa, Bruno, Blasta dhe Mbresa.
Teksa tre më pak të votuarit ishin: Vivien Thano, Atdhe Xharavina dhe Dafina Dauti.
Për këta të fundit u hap sërish një televotim pasi njëri nga ta do të largohet nga shtëpia e famshme e Kosovës.
Mes Vivienit dhe Atdheut, ky i fundit ka lënë përfundimisht garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/