LAJMI I FUNDIT:

Atanasov: Ka forca në bullgari që dëshirojnë të kishte mbetur bllokada

Atanasov: Ka forca në bullgari që dëshirojnë të kishte mbetur bllokada

Nismat me hapjen e klubeve kulturore në të dyja vendet nuk i kontribuojnë fqinjësisë së mirë, por përkundrazi e përkeqësojnë atë, thotë historiani bullgar Dimitar Atanasov, duke komentuar klubet e sapohapura në Manastir, Ohër, si dhe Bllagoevgrad. Ai në një prononcim për “Alsat”, thotë se struktura të caktuara dëshirojnë që bllokada për integrimet evropiane të Maqedonisë të vazhdojë. Atanasov shton se maqedonasit kanë të drejtë, siç thotë ai, të rebelohen kundër përdorimit të emrave Vanço Mihailov dhe Car Boris.

“Bullgaria e ka hequr zyrtarisht bllokadën, por fatkeqësisht ka forca në shoqërinë dhe jetën politike bullgare në Bullgari, që vazhdojnë të duan që bllokada të jetë në fuqi. Ata po bëjnë gjithçka që është e mundur, megjithëse nuk ka asnjë bllokadë, në praktikë ajo të vazhdojë të ndikojë. Hapja e klubeve kulturore bullgare me emra personash që nuk janë të pranueshëm për maqedonasit është një provokim i hapur”, deklaroi Dimitar Atanasov, historian bullgar.

Sipas Atanasovit, rrymat politike si nga Shkupi ashtu edhe nga Sofja po e përdorin situatën aktuale për interesat e tyre partiake. Historiani bullgar mendon se pikërisht ky është qëllimi i klubeve dhe jo promovimi i kulturës.


“Pamë se në hapjen e klubit kulturor në Manastir mori pjesë ish-kryetari i partisë bullgare OBRM-PDUKM, ndërsa tani në Bllagoevgrad mori pjesë edhe kolegu i tij maqedonas, kryetar i partisë me të njëjtin emër. Domethënë, u bë e qartë për të gjithë ne se në të dy anët e kufirit ka subjekte politike, që përfitojnë nga vazhdimi i konfliktit”, tha Dimitar Atanasov, historian bullgar.

Atanasov ndau qëndrimet e tij në forumin ndërmjet intelektualëve maqedonas dhe bullgarë, organizuar nga presidenca çeke e BE-së, ku diskutuesit theksuan se ka shumë hapësirë për përparim në marrëdhëniet midis Shkupit dhe Sofjes, nëse fokusi nuk vihet vazhdimisht në çështje historike dhe politike./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori