89 për qind e të anketuarve konsideron që nuk fle gjumë mjaftueshëm

Nëse ndonjëherë keni pyetur cilat profesione kontribuojnë që të flemë më pak, një hulumtim britanik ka dhënë përgjigjen, transmeton Telegrafi.


Në të vërtetë, firma “Hyllary” i është përkushtuar hulumtimit të rreth 4.600 njerëzve, duke u bërë pyetjen “A besoni që flini gjumë mjaftueshëm natën?”

89 për qind e të anketuarve është përgjigjur që flenë tepër pak, ndërsa vetëm 11 për qind flenë mjaftueshëm.

Se sa fle secili grup, natyrisht, varet nga ajo se a kanë shumë ndërresa të natës, sa u është stresuese puna dhe sa shpesh udhëtojnë zyrtarisht.

sleep deprived doctor 7dfd2b92a8f9dbf215b6354f172b5133fb221e35 s800 c85

Personat të cilët punojnë në këto profesione më së paku flenë gjumë - kanë treguar rezultatet e anketës:

▪ Punëtorët shëndetësorë: 4 orë e 15 minuta;
▪ Zyrtarët policorë: 4 orë e 30 minuta;
▪ Mësuesit dhe profesorët: 4 orë e 35 minuta;
▪ Gazetarët: 4 orë e 50 minuta;
▪ Veprimtaritë shërbyese: 5 orë.

/Telegrafi/