LAJMI I FUNDIT:

Asus pret shitje më të mirë të tabletëve

Asus pret shitje më të mirë të tabletëve

Asus pret shitje më të mirë të tabletëve gjatë vitit të ardhshëm. Sipas vlerësimeve, Asus këtë vit shiti rreth 1.8 milion pajisje, e kjo shifër pritet të jetë shumë më e madhe gjatë vitit të ardhshëm.

Në të vërtetë, sipas fjalëve të presidentit të Asusit, Jonney Shih, në kompani presin të shesin në mes tre dhe gjashtë milion pajisje tablet. Presidenti beson se në veçanti do të jetë i popullarizuar modeli i kompanisë Transformer Prime – i njëjti pra për të cilin kompania u padit së voni, gjoja për vjedhje të emrit (të Transformerit “të vërtetë”, Optimus Prime). Përparësia e këtij tableti ndaj të tjerëve është në tastierën harduerike shtesë, mendojnë në Asus.

Gjithashtu, Shih konfirmoi se linja Transformer vitin e ardhshëm do të pasurohet me modelet e bazuar në Windows 8 të cilët, sipas fjalëve të tija, do të duhej të ndryshojnë mënyrën në të cilën e përdorim këtë lloj të pajisjeve. Momentalisht tabletët na shërbejnë vetëm për konsumim të përmbajtjeve, por me SO të ri nga Microsoft, përmbajtjet do të mund edhe ti krijojmë, pohon presidenti i Asusit. /Telegrafi/