LAJMI I FUNDIT:

Asus me ZenFone 3 vitin e ardhshëm

Asus me ZenFone 3 vitin e ardhshëm

Kohëve të fundit është folur për modelin e ri të telefonit të Asus - Zenfone 3. Pajisja është parë e listuar tek rregullatori kinez TENAA më herët gjatë vitit, ndërsa tani thuhet se ka detaje të reja për këtë pajisje mobile që bazohet në Android.

Sipas një raporti të ri medial thuhet se Asus Zenfone 3 pritet të vijë në majin e vitit të ardhshëm, bashkë me sensorin për gishtërinj.

Asustek Computer do ta shënojë herën e parë që e aplikon në linjën e saj të ZenFone, që do të jetë në ZenFone 3.

Asus Zenfone është shitur mjaft mirë në tregjet aziatike, dhe pritjet janë që edhe modeli i ri të ketë performancë të tillë.


Tashmë është thënë se Zenfone 3 do ta sjell ekranin me 5” në 720p, procesorin quad-core, 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme, 5MP kamerë frontale, 8MP në anën e pasme si dhe Android 5.0 Lollipop.