Kosova po tregohet shumë serioze në ndeshjen ndaj Burkina Fasos, ku deri më tani kanë shënuar dy gola.

Fillimisht ishte Fidan Aliti ai që gjeti golin e parë në ndeshje që në minutën e tretë.


Pas golit ndeshja ra në qetësi për disa minuta, kur mysafirët tentonin të bënin më shumë, por pa suksese.

Në minutën e 23-të erdhi edhe goli i dytë në ndeshje, pas një aksioni të gjatë, ku Milot Rashica asistoi te Astrit Selmani, i cili gjuan shumë bukur nga brenda zonës për 2-0.

Deri më tani një lojë shumë e mirë e të besuarve të Alain Giresse. /Telegrafi/

telegrafi sport app