LAJMI I FUNDIT:

AstraZeneca: Nuk është e vërtetë se anuluam takimin me BE-në

AstraZeneca: Nuk është e vërtetë se anuluam takimin me BE-në

AstraZeneca njoftoi se do të merrte pjesë në bisedimet me Komisionin Evropian, duke konfirmuar për deutsche welle se “kishte pranuar një ftesë për një takim me Komitetin Drejtues të Komisionit Evropian gjatë ditës së sotme”.

“Pretendimet se nuk do të marrim pjesë në takim janë të pasakta”, njoftoi kompania.

Një zyrtar evropian i paemëruar i tha BBC-së se kompania farmaceutike AstraZeneca nuk do të marrë pjesë në takimin e njoftuar me udhëheqësit e Bashkimit Evropian për të diskutuar furnizimin e vaksinave, transmeton Telegrafi.


BE-ja i ka kërkuar AstraZeneca të zbulojë kontratën e furnizimit të Bashkimit me vaksinën kundër COVID-19 pasi shefi ekzekutiv i kompanisë zbuloi dispozita konfidenciale në kontratë, tha një zyrtar evropian të mërkurën. Zyrtari gjithashtu tha se përfaqësuesit e kompanisë kishin anuluar një takim me përfaqësuesit e Unionit të planifikuar për sot.

Në një intervistë për mediat të martën, CEO i AstraZeneca Pascal Soriot tha se kontrata me Bashkimin Evropian bazohet në një klauzolë që përcakton se ata duhet të bëjnë çmos për të përmbushur detyrimet e tyre kontraktuale dhe se kontrata nuk i lidh ata me afate specifike.

Ai dha intervistën pasi kompania njoftoi se do të zvogëlonte shpërndarjen e vaksinave për Bashkimin Evropian në tremujorin e parë, dhe sipas BE-së, kjo do të ishte një ulje prej 60 për qind, dmth për shkak të problemeve të prodhimit në një fabrikë në Belgjikë, do të shpërndaheshin vetëm 31 milionë doza. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori