LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin prezanton veturën e katërt në Gjenevë, modeli Valkyrie ka 1,160 kuaj fuqi (Foto)

Aston Martin prezanton veturën e katërt në Gjenevë,  modeli Valkyrie ka 1,160 kuaj fuqi (Foto)

Dukja e mahnitshme e hiper-makinës së katërt në Aston Martin, i ka lënë prapa shumë prezantime në Geneva Motor Show

Kompania britanike i ka befasuar pjesëmarrësit e panairit të Gjenevës, me prezantimin e SUV-it të parë elektrik Lagonda, AM-RB 003 dhe Vanquish Vision, transmeton Telegrafi.

Kur u mendua se kjo është e tëra, që Aston Martin ka planifikuar për këtë aktivitet, u shfaq hiper-makina Valkyrie.


Dyert e Valkyrie që është punuar në bashkëpunim me Red Bull, mbesin lart kur hapen, ka pjesë të shumta që ia shtojnë aerodinamikën, si dhe një krah gjigant për ta mbajtur për toke.

Megjithëse ende është një prototip, pritet që modeli i cili del prej prodhimit në fund të vitit, të ketë pamjen e njëjtë me Valkyrien e prezantuar.

Kohë më parë, Aston Martin kishte thënë se hiper-makina do ta ketë motorin 6.5 litra që prodhon 1,160 kuaj fuqi, që nuk dihet nëse mund t’i ketë edhe produkti final. /Telegrafi/