Aston Martin nuk do të mbetet prapa në garën drejt elektrifikimit, dhe duke mos vepruar si disa marka të super-veturave, ka vendosur që ka ardhur koha që ta sjellin në treg veturën e tyre të parë tërësisht elektrike. Gjatë prezantimit të fitimeve, kryetari i bordit të Aston Martin konfirmoi se kompania është duke e rinovuar portfolion e saj ekzistuese të modeleve të saj, me veturat e para të “rifreskuara” që pritet të arrijnë tek klientët gjatë vjeshtës.
Aq shumë sa na pëlqen Aston Martin dhe të gjitha krijimet e saj, informatat që na interesojnë më së shumti janë ato në lidhje me planet e saj të elektrifikimit. Lawrence Stroll, i cili është kryetar i bordit të Aston Martin, njoftoi se kompania do e sjell portfolion e “rifreskuar” të tre modeleve të saj kryesore me Aston Martin-in e parë elektrik në eventin Capital Markets Day. Data e saktë nuk është konfirmuar ende, por dihet që eventi do të mbahet gjatë verës.
Kompania planifikon që të prezantojë një veturë hibride së bashku me një veturë sportive tërësisht elektrike. Mbetet për t’u parë se nëse vetura e përmendur hibride është modeli aktual i hiper-veturës me 937 kuaj fuqi. Vetura Valhalla e përdor një sistem elektrik që buron nga Mercedes, së bashku me motorin V8 me 4 litra me turbo të dyfishtë – rezultatet e këtij kombinimi janë 349kMh shpejtësi maksimale dhe arritje të shpejtësisë prej 0 deri në 100kMh në vetëm 2.5 sekonda, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.
Nëse kthehemi tek njoftimet e mëparshme të Aston Martin në lidhje me veturat elektrike, zbulojmë se në vitin 2021 kompania kishte për qëllim të prezantonte dy modele tërësisht elektrike. Këto vetura ishin menduar që të jenë një veturë sportive dhe një SUV. Kompania planifikoi të rifillonte Rapide E si dhe të rikthente Lagonda-n si një markë tërësisht elektrike.
Aston Martin është takuar me furnizuesit e saj në fillim të muajit të kaluar në një përpjekje për të ndërtuar marrëdhënie më të forta me ta. Kompania ka një plan ambicioz për të nxjerrë një portfolio modeli krejtësisht të re brenda 18 muajve të ardhshëm dhe të paktën një veturë elektrike do të jetë pjesë e saj.
Kompania nuk ka ambicie të prodhimit me vëllimi të lartë, ajo planifikon të shesë rreth 7,000 vetura këtë vit, por çmimi mesatar i çdo automjeti të shitur është shumë më shumë se 200 mijë euro. Për krahasim, Ferrari shiti 11,155 vetura në vitin 2022, kryesisht falë tregut të tij në rritje në SHBA. Nëse Aston Martin ua prezanton klientëve veturën e tij elektrike së pari, ai do të mund Ferrarin dhe Lamborghinin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dhe më të bukura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-28-380x233.png)
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dhe më të bukura
![Drejtori i Volkswagen prapa timonit të Golfit më ekstrem, sfidon kolegun e tij nga divizioni sportiv R](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-145-380x233.jpg)
Drejtori i Volkswagen prapa timonit të Golfit më ekstrem, sfidon kolegun e tij nga divizioni sportiv R
![BMW me video të re, tregojnë si mund të tingëllojë motori i M3 së re elektrike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-138-380x233.jpg)
BMW me video të re, tregojnë si mund të tingëllojë motori i M3 së re elektrike
![Drejtori i Volkswagen prapa timonit të Golfit më ekstrem, sfidon kolegun e tij nga divizioni sportiv R](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-145-780x439.jpg)
Drejtori i Volkswagen prapa timonit të Golfit më ekstrem, sfidon kolegun e tij nga divizioni sportiv R
![Pse veturat elektrike nuk kanë gomë rezervë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-19-780x439.png)
Pse veturat elektrike nuk kanë gomë rezervë?
![Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-46-780x439.jpg)
Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk
![Këto janë skicat e para të një veture të vogël elektrike Volkswagen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-12-780x439.jpg)
Këto janë skicat e para të një veture të vogël elektrike Volkswagen
![BMW me video të re, tregojnë si mund të tingëllojë motori i M3 së re elektrike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-138-780x439.jpg)
BMW me video të re, tregojnë si mund të tingëllojë motori i M3 së re elektrike
![Po vjen asfalti që do t'i riparojë vet të çarat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-14-780x439.jpg)
Po vjen asfalti që do t'i riparojë vet të çarat
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë