Assesi mos pini ujë nga shishja e cila është ngrohur në diell

As që jeni të vetëdijshëm sa mund të jetë rrezik për shëndetin
Shumica nesh gjatë motit të nxehtë nuk dalim nga shtëpia pa një shishe me ujë, mirëpo ekziston një gjë e rëndësishme lidhur me atë që duhet ta dini.
Disa njerëz, gjatë shëtitjes blejnë një shishe me ujë, disa po atë shishe e përdorin sërish dhe e rimbushin me ujë të freskët.
Mirëpo, kjo shprehi mund të rrezikojë shëndetin, transmeton Telegrafi.
Domethënë, mund të jetë shumë rrezik të pini ujë nga një shishe plastike e cila është ngrohur në diell.
Është fakt që sa më shumë që të ngrohet shishja e plastikës, aq më shumë përbërës nga ajo plastikë kalojnë në ujin të cilin e pimë.
Shishet e plastikës bëhen kryesisht nga polietileini i tereftalatës, andaj kur ngrohen, ky material liron kimikate, të cilat quhen bisfenol A dhe njihet nën shenjën BPA.
Disa hulumtime kanë treguar që ky përbërës ka një ndikim shumë të dëmshëm në shëndetin e fëmijëve dhe përgjithësisht konsiderohet kancerogjen.
Prof. Lina Ma dhe ekipi i saj i shkencëtarëve kryen së fundmi një eksperiment për të ekzaminuar kimikatet e çliruara nga shishet e 16 markave të ndryshme të ujit pasi qëndruan në një temperaturë prej 70 gradë Celsius për katër javë. Rezultatet janë “skenari më i keq i mundshëm për njerëzit”.
Studimi tregoi se niveli i BPA rritet kur shishja e ujit mbahet e ngrohtë, dhe profesori Ma paralajmëron që të mos pini aksidentalisht ujë pasi shishja është lënë në makinën tuaj për ditë të tëra, të themi, gjatë ditëve të nxehta të verës.
BPA zakonisht shoqërohet me probleme të shumta shëndetësore, si problemet me shëndetin riprodhues, imunitetin dhe problemet neurologjike.
Gjithashtu, ky përbërës rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer, sëmundjeve metabolike, sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit të tipit 2. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania