LAJMI I FUNDIT:

Aspirina mund të mos jetë aq efikase sa mendoni

Aspirina mund të mos jetë aq efikase sa mendoni

Aspirina përdoret edhe për shumë gjëra tjera përveç lehtësimit të dhimbjeve të kokës. Përdorimi i aspirinës ndërlidhet me rrezik më të vogël të kancerit, gjithashtu edhe mund të ndihmojë në pastrimin e akneve.

Por, përderisa ky ilaç njihet si një nga mbrojtësit më të mirë të zemrës, disa ekspertë po e kontestojnë këtë.

Sipas një hulumtimi të ri të publikuar në Clinical Cardiology, roli i aspirinës në shëndetin e zemrës nuk është saktësisht bardh e zi.


Ky studim, përmes eksperimenteve të ndryshme, ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë aspirinë rregullisht janë më pak të prirë të kenë sulm në zemër, sulm në tru apo të vdesin nga sëmundjet e zemrës – por vetëm nëse veçse kanë përjetuar njëherë sulm në zemër, sulm në tru apo probleme tjera.

Sipas këtij studimi, aspirina nuk i zvogëlon këto rreziqe te njerëzit të cilët nuk kanë përjetuar më herët sulme të zemrës, trurit, etj.  /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori