LAJMI I FUNDIT:

Asociacioni i komunave serbe, Kurti: Nuk mund të lejojmë përsëritjen e skenarit të Bosnjë dhe Hercegovinës

Asociacioni i komunave serbe, Kurti: Nuk mund të lejojmë përsëritjen e skenarit të Bosnjë dhe Hercegovinës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të komunave serbe.

Kurti në një deklaratë për media tha se Serbia e ka pasur të okupuar Kosovën dhe e ka humbur në shekullin e kaluar nga regjimi i Millosheviqit.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe si një entitet një etik është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, meqenëse nuk është në përputhje me 23 nene.


Edhe qytetarët kanë organizuar peticion masiv e opozita ka bërë edhe veprime radikale në kundërshtim të Asociacionit.

Asociacioni nuk është për serbët por kundër Kosovës ashtu siç është dizajnuar.

Ne nuk duam që shumica të jetë e privilegjuar karshi pakicës. Por në të njëjtën kohë, nuk mund të kërkojmë përsëritjen e skenarit të Bosnjë e Hercegovinës”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është për të drejtat e qytetarëve, por jo për t’i territorializuar brenda Kosovës ambiciet Serbisë.

“Serbia e ka pasur të okupuar Kosovën dhe e ka humbur në shekullin e kaluar nga regjimi i Millosheviqit”, tha ndër të tjera Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Kalo në kategori