Udhëheqës të kompanive tregtare dhe prodhuese në Kosovë japin vlerësime të ndryshme sa i përket mbrojtjes së interesave të këtij komuniteti nga subjektet ekonomike që veprojnë në Kosovë ose adresimin e kërkesave të tyre në institucionet kompetente.
Në Kosovë janë themeluar shumë subjekte, shoqata e klube që thuhet se mbrojnë interesat e komunitetit të biznesit.
Roli i këtyre organizatave nuk ka ndonjë ndikim pozitiv tek sektori i prodhimit, shprehet Bedri Kosumi, pronar i kompanisë “Pestova”, e cila merret me përpunimin dhe prodhimin e patates, kompani kjo që është anëtare e disa asociacioneve ekonomike.
“Këto subjekte kërkojnë shumë informata, takime, tryeza, diskutohet shumë, por nuk bëhet asgjë konkrete. Ne shumë herë deri më tani kemi paraqitur kërkesa tek këto organizata, por asnjëherë nuk janë zgjedhur. Madje në disa nga këto organizata më shumë trajtohet sektori i tregtisë dhe jo ai prodhimit”, thotë Kosumi.
Ndërkaq, pronari i kompanisë “Frutex” nga Suhareka, Shaqir Palushi, konsideron se roli i këtyre organizatave ka filluar të përmirësohet karshi sektorit privat.
“Gjithmonë kërkesat tona janë në përmirësim të reformave fiskale, kur dihet se prodhuesi në Kosovë nuk është i barabartë në raport me prodhuesit në rajon. Natyrisht që jo shumë probleme kanë arritur të zgjidhen, por mendoj se gjërat kanë filluar të lëvizin dhe çdo herë e më tepër po dëgjohet zëri i prodhuesit edhe tek institucionet. Më herët ka qenë problem edhe të vendosim kontakte me këto institucione, kurse tashmë është tejkaluar, përmes këtyre organizatave”, thotë Palushi
Por, udhëheqësi i kompanisë tregtare dhe prodhuese “Elkos Group” Ramiz Kelmendi, shprehet se trajtimi i bizneseve nga asociacionet varet edhe nga kërkesat e komunitetit të biznesit.
Ai ndërkaq konsideron se në radhë të parë nevojitet një bashkëpunim më i shtuar në mes Qeverisë së Kosovës dhe asociacioneve ekonomike. “Duhet të kthehet besimi tek komuniteti i bizneseve, se kërkesat e asociacioneve ekonomike janë kërkesa të bizneseve dhe nuk duhet të jetë element, shtimi i asociacioneve për tu realizuar kërkesat e arsyeshme të bizneseve”, thotë Kelmendi.
Në Kosovë funksionon Oda Ekonomike e Kosovës, ajo amerikane, gjermane, turke, pastaj Aleanca Kosovare e Biznesit, dhe se fundi është themeluar edhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës.
Anëtarësimi i bizneseve në këto subjekte është vullnetar, por sipas afaristëve duhet paguar nga 200 deri në 3000 euro në vit, varësisht nga asociacioni. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame