Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se në vitin 2016, përpos sektorit të energjisë dhe atij të minierave, të cilët janë konsideruar më të rëndësishmit, është arritur që edhe sektori i TIK-ut të vendoset në qendër të vëmendjes.
“Jemi të bindur se ekonomia digjitale do t’i japë një tjetër dinamikë zhvillimit, duke u bazuar në resurset humane që ka Kosova. Pra, mund të thuhet se, me hapat që janë bërë, janë krijuar mundësi reale që në vitin që vjen të nisin projekte konkrete pothuajse në të gjithë këta sektorë”, ka deklaruar ai.
Stavileci në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se në këtë vit që po hyjmë pritet që rritja ekonomike të jetë më e lartë se në vitin 2016 në sajë të projektit të TC ‘Kosova e Re’, si dhe themelimit të ‘One Stop Shop’-eve. “Në bazë të projeksioneve pritet që në vitin e ardhshëm rritja ekonomike të jetë më e lartë se në vitin që po lëmë pas. Këto projeksione bëhen edhe më të besueshme kur kemi parasysh faktin se gjatë vitit të ardhshëm pritet të nisin projekte kapitale që do t’i japin shtytje zhvillimit ekonomik. Këtu bën pjesë edhe projekti i TC ‘Kosova e Re’, vlera e të cilit arrin në një miliard euro. Ky është investim i huaj dhe përmbyllja financiare e tij parashihet të bëhet brenda vitit 2017. Gjithashtu, është duke u punuar edhe për themelimin e ‘One Stop Shop’-eve për BRE-në, me të cilën do të eliminohen barrierat dhe do të lehtësohen procedurat e investimeve në këtë fushë”, ka deklaruar Stavileci.
Ai ka folur edhe për buxhetin e vitit 2017, për të cilin ka thënë se premton rritje ekonomike. “Buxheti është instrument i rëndësishëm, por jo më i rëndësishmi për ta lidhur drejtpërsëdrejti me zhvillimin. Zhvillimi vjen nga sektori privat, nga projektet investuese, të cilat bëhen në sektorin privat e që qeveria, pushteti qendror dhe lokal, u siguron infrastrukturë në mënyrë që ta rrisin prodhimin sa më shpejt, t’i përmirësojnë shërbimet, t’i shtojnë vendet e punës dhe kështu vjen zhvillimi”, ka deklaruar ai.
“Epoka e re”: Z. Stavileci, çfarë e ka karakterizuar procesin ekonomik në Kosovë në vitin që po e lëmë pas?
Stavileci: Përpos sektorit të energjisë dhe atij të minierave, të cilët janë konsideruar më të rëndësishmit, kemi arritur që edhe sektorin e TIK-ut ta vendosim në qendër të vëmendjes, si fushë prioritare për investime dhe punësim, të bindur se ekonomia digjitale do t’i japë një tjetër dinamikë zhvillimit duke u bazuar në resurset humane që ka Kosova. Pra, mund të thuhet se me hapat që janë bërë janë krijuar mundësi reale që viti që vjen të jetë vit, kur do të nisin projekte konkrete pothuajse në të gjithë këta sektorë.
“Epoka e re”: Çfarë pritje keni në aspektin e zhvillimit ekonomik për vitin që po hyjmë?
Stavileci: Në bazë të projeksioneve, pritet që në vitin e ardhshëm rritja ekonomike të jetë më e lartë se në vitin që po e lëmë pas. Këto projeksione bëhen edhe më të besueshme kur kemi parasysh faktin se gjatë vitit të ardhshëm pritet të nisin projekte kapitale që do t’i japin shtytje zhvillimit ekonomik. Këtu bën pjesë edhe projekti i TC ‘Kosova e Re’, vlera e të cilit arrin në një miliard euro. Ky është investim i huaj dhe përmbyllja financiare e tij parashihet të bëhet gjatë vitit 2017. Është duke u punuar edhe për themelimin e ‘One Stop Shop’ për BRE-në, me të cilët do të eliminohen barrierat dhe do të lehtësohen procedurat e investimeve në këtë fushë. Ndërkaq, në fushën e efiçiencës së energjisë do të vazhdojnë projektet për zbatimin e masave të EE-ve, në bashkëpunim me donatorët. Në vitin që po hymë, nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve, do të bëhen realitet Fondi për EE-në dhe Fondi për TIK-un.
“Epoka e re”: Buxheti për vitin 2017 është paraparë të jetë prej dy miliardë eurosh, por opozita këtë buxhet e ka cilësuar elektoral. A do të ndikojë ky buxhet në rritjen e produktivitetit dhe në rritjen ekonomike?
Stavileci: Që nga paslufta, sa herë që është bërë një buxhet, gjithherë opozita e ka cilësuar elektoral. Nuk e mbaj mend ndonjëherë që ndonjë subjekt opozitar ka thënë se është buxhet i mirë. Këtë qëndrim e ka kushdo që është në opozitë. Pra, opozita, pa e analizuar asnjë numër, thotë: ‘S’është buxhet i mirë dhe nuk garanton rritje ekonomike’. Kushdo që është në pushtet e ka të vështirë të dalë përtej kufijve të hartimit të buxhetit, megjithatë ka risi pozitive. Ne nuk duhet të harrojmë se jemi shtet që ende përballemi me sfida më elementare. Ka ende projekte pa kryer për ujësjellës, kanalizime, rehabilitim të rrugëve, të cilët e tregojnë gjendjen tonë të tashme dhe, natyrisht, mungesën e investimeve në të kaluarën. Ishte e pamundur që të gjitha këto punë të bëheshin brenda një viti. Buxheti është instrument i rëndësishëm, por jo më i rëndësishmi për ta lidhur drejtpërsëdrejti me zhvillimin, sepse zhvillimi vjen nga sektori privat dhe nga projektet investuese të cilat bëhen në këtë sektor. Qeveria, pushteti qendror dhe lokal ia sigurojnë sektorit privat infrastrukturën që ta rrisë prodhimin sa më shpejt, t’i përmirësojë shërbimet dhe t’i shtojë vendet e punës. Prandaj buxheti s’është i vetmi instrument që mund të ndikojë në zhvillim, por është një nga instrumentet që të gjithë së bashku duhet ta përdorim në dobi të sektorit privat.
“Epoka e re”: Sa kanë qenë efikase bordet e ndërmarrjeve publike gjatë këtij viti?
Stavileci: Pavarësisht prej faktit se qeveria nuk ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë në menaxhimin e ndërmarrjeve publike, orientimi i saj ka qenë t’i adresojë sfidat me të cilat ballafaqohen ato, në mënyrë që shërbimet që ofrojnë për qytetarët, të përmirësohen. Në ndërmarrjet publike duhet të ndryshohet mentaliteti qeverisës, ngaqë jo të gjitha problemet janë rrjedhojë e faktorëve të jashtëm. Vetëm në këtë mënyrë mund të rritet performanca e NP-ve, respektivisht ajo e bordeve të tyre.
“Epoka e re”: A pritet që gjatë vitit 2017 të kemi përfitime nga ndërmarrja “Trepça”, pasi ligji për këtë ndërmarrje ka kaluar në Kuvend?
Stavileci: Ligji për “Trepçë”-n ia jep një stabilitet kësaj ndërmarrje dhe i hap rrugë perspektivës zhvillimore të saj. Kjo kornizë ligjore ka për synim zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik nëpërmjet hapjes së rrugës për investime, për rritjen e vlerës së aseteve dhe për avancimin e kapitalit tekniko-teknologjik si parakushte për ngjalljen e “Trepçë”-s. Pra, një kapitull shumë i rëndësishëm i ligjit është ai i mundësisë së pjesëmarrjes së sektorit privat dhe qysh tani ky aset mund të hapet për investime të ndryshme. Ndërsa në kuadër të principeve që kanë sot korporatat, mendojmë se për zhvillimin e “Trepçë”-s ta fusim konceptin e ri të përgjegjësisë sociale.
“Epoka e re”: Si do të mbulohet deficiti buxhetor. A është zgjidhje hua marrja?
Stavileci: Sa i takon pjesës së mjeteve që lidhen me huamarrjen, jo ne, por asnjë shtet dhe asnjë ekonomi familjare s’mund të zhvillohet dhe të rritet pa hua. Huamarrja është një prej instrumenteve që shërben për t’u zhvilluar, por janë kufijtë jashtë të cilëve nuk duhet të dalim. Ne e shohim që s’kemi dalë jashtë atyre kufijve, pavarësisht prej asaj se vendet e shumta, jo vetëm që i kanë kaluar këto korniza fiskale, por kanë shkuar deri në atë masë sa e kanë vënë shtetin e tyre në rrezik nga falimentimi.
“Epoka e re”: Çfarë përfitimesh do t’i sjellë Kosovës marrja e kodit telefonik?
Stavileci: Përfitimet, pas marrjes së kodit telefonik, janë të shumta si në rrafshin ndërkombëtar, në të cilin Republika e Kosovës tani ka identitetin e vet shtetëror në fushën e telekomunikimeve, po ashtu edhe në atë praktik, sepse do të eliminohen pengesat e krijuara nga përdorimi i tri kodeve të ndryshme. Përfitimet ekonomike janë të mëdha, duke pasur parasysh kostot e larta që janë për shkak të mungesës së kodit, pasi operatorët nuk do të jenë të detyruar të paguajnë kosto të larta financiare për përdorimin e kodeve të huaja, e që reflektohej edhe në koston e shërbimeve ndaj qytetarëve. /EpokaeRe/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë