LAJMI I FUNDIT:

Asnjë rast i vdekjes, 18 raste pozitive dhe 412 të shëruar nga coronavirusi për 24 orë

Asnjë rast i vdekjes, 18 raste pozitive dhe 412 të shëruar nga coronavirusi për 24 orë
Laboratori në IKSHPK / Foto: Ridvan Slivova

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.886 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 18 raste pozitive.

IKSHPK brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107.354 raste nga 604.205 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes.


Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 412 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.593.

Rastet pozitive janë nga komunat: Gjilan 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Istog, Klinë, Mitrovicë, Prishtinë dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën! /Telegrafi/