LAJMI I FUNDIT:

Asnjë kandidat nuk ka paraqitur kandidaturë për kryetar shteti në KShZ

Asnjë kandidat nuk ka paraqitur kandidaturë për kryetar shteti në KShZ

Afatet e fundit po afrojnë, por deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor ende askush nuk ka paraqitur kandidaturën në zgjedhjet presidenciale. Nga KShZ thonë se i presin kandidaturat gjatë javës së ardhshme nga ata që kanë mbështetjen e partisë politike, por edhe për ata që ju duhet të mbledhin 10.000 nënshkrimet.

“Afati për mbledhjen e nënshkrimeve skadon më 9 mars ndërsa afati për paraqitjen e listave për kandidaturë në KShZ skadon më 21 mars në ora 24:00. Deri në këtë moment në KShZ nuk është paraqitur asnjë kandidat. Kandidatët për kryetar ose duhet të mbështetur nga 30 deputetë ose duhet të mbledhin 10.000 nënshkrime”, tha Guguçevska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri tani e ditur se në garë për kryetar shteti hynë Stevo Pendarovski nga shumica qeveritare dhe Gordana Siljanovska Davkova si kandidate nga OBRM-PDUKM.


Kandidaturën e njoftoi edhe profesori Blerim Reka ndërsa ai ka mbështetjen e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, por këto parti nuk i kanë 30 deputetë dhe do të duhet të mbledhin 10.000 nënshkrime.

Kandidati për kryetar shteti, Blerim Reka, nëpërmjet rrjetit sociale “Facebook” falënderoi për përkrahjen që i është dhënë gjatë kandidaturës për president. Ai ju bën thirrje që këtë entuziazëm ta qytetarët ta dëshmojnë edhe gjatë ditëve në vijim me nënshkrime për kandidaturë.

“Zyrat e mbledhjes së nënshkrimeve do të hapen nesër (E diel, 3 Mars 2019) nga ora 09.00 në qendrat rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor: Bërvenicë, Bogovinë, Butel, Çair, Çashkë, Çuçer Sandevë, Dibër, Dollnen, Gazi Babë, Gostivar, Haraçinë, Jagunovcë, Kërçovë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Ohër, Petrovec, Prespë, Saraj, Shutorizare, Sopishtë, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Veles, Vrapçisht, Zelenikovë, Zhelinë”, shkruan Reka./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori