Raportimet e shumta për manipulime me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, nuk kanë rezultuar deri më tani me ndonjë kallëzim apo aktakuzë nga organet e hetuesisë.
Ishte vet kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ajo që kishte ftuar prokurorët e shtetit dhe policinë për të qëndruar brenda objektit të Qendrës për Numërim dhe Rezultate, pas raportimeve të shumta nga vëzhguesit për manipulime të votave të kandidatëve për deputetë përbrenda partive politike.
Të dyshuar për manipulime ishin komisionerët e partive politike, të cilët sipas vëzhguesve, gjatë numërimit të votave kanë dëmtuar disa kandidatë për deputetë duke ua numëruar votat kandidatëve tjerë, nga të njëjtat parti politike.
Këto dyshime për manipulime, ishin marrë si arsye që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i dërgonte në rinumërim më shumë se 530 vendvotime.
Zyrtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në një përgjigjeje për Radio Evropa e Lirë, nuk kanë dhënë ndonjë informacion se a është ngritur ndonjë aktakuzë ndaj komisionerëve të partive politike për kohën e numërimit të votave, ku edhe po ngrihen dyshimet më të mëdha. Ndërkohë, kanë treguar se për ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, Prokuroria Themelore në Prishtinë, është duke i zhvilluar hetimet për gjashtë raste kundër gjashtë personave, që kanë të bëjnë me veprat penale kundër të drejtës së votimit, andaj, aktualisht, thuhet se këto janë rastet që ndodhen në fazën e hetimeve.
Laureta Ulaj, zyrtare për informim dhe monitorim të mediave në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, tha për Radion Evropa e Lirë, se KQZ-ja e ka për obligim që të paraqesë kallëzime penale në prokurori, ndaj të gjithë komisionerëve të cilët gjatë procesit të numërimit kanë kryer vepra penale kundër të drejtës së votimit.
Por, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi, shprehet se deri më tani, Komisioni nuk ka paraqitur ndonjë kallëzim penal në organet kompetente, por nuk e mohon faktin se mund të paraqiten.
“KQZ-ja pas çdo procesi zgjedhor, edhe në të kaluarën, ka përcjellë për në institucionet përkatëse kallëzime penale lidhur me manipulimet e mundshme që kanë mund të ndodhin gjatë ditës së zgjedhjeve. Kështu do të veprojmë edhe kësaj radhe, por në një fazë të mëvonshme, pasi që aktualisht KQZ-ja është duke u marrë me përmbylljen e procesit zgjedhor”, tha Elezi për Radion Evropa e Lirë.
Pikërisht tendenca e komisionerëve për manipulime përbrenda partive politike, që manifestohet përmes manipulimit me votat e kandidatëve për deputetë, po dëmton procesin e zgjedhor, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Sipas tyre, fushata dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor, janë vlerësuar të qeta dhe në harmoni me standardet demokratike. Por, problemet u paraqitën gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
Në Institutin Demokratik të Kosovës, i cili në kuadër të koalicionit të organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim, ka qenë i përfshirë në vëzhgimin e gjithë procesit, thonë se rinumërimi i kutive të votimit ka ndodhur për arsye tjera, por gjatë rinumërimit është vërejtur manipulimi i votave të kandidatëve për deputetë brenda partive politike.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se fenomeni i bartjes së votave të kandidatëve ka qenë dukshëm më i shprehur sesa në ciklet e kaluara zgjedhore.
“Kjo mund të ketë ardhur si rezultat i gabimeve njerëzore, mirëpo në raste të caktuara janë vërejtur tendenca që kjo parregullsi ka ardhur si rezultat i tentativave për manipulim të votave nga komisionerët e subjekteve politike”, tha Cakolli.
Kurse, drejtori i organizatës joqeveritare “Çohu”, Arton Demhasaj, tha se trendi i manipulimeve me votat brenda partive politike ka ndodhur edhe në proceset e kaluara zgjedhore dhe se sipas tij, prokuroria duhet të hetojë këtë proces në mënyrë që të ndëshkohen fajtorët në mënyrë që ky trend mos të përsëritet edhe në zgjedhjet e ardhshme.
“Kur shohim mospërputhje të mëdha në mes numërimeve që janë bërë në vendvotim dhe tash në rinumërim, po dalin rezultate krejt ndryshe brenda partive politike. Atëherë, dikush duhet të jetë përgjegjës për tërë këtë mospajtueshmëri të shifrave”.
“Kështu që numër i madh i manipulimeve që po vërtetohen nga rinumërimi është një indikacion i duhur që prokuroria të hetojë komplet këtë proces dhe kryesit potencialë të kësaj vepre të ndëshkohen”, shprehet Demhasaj.
Ndryshe, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sot pritet të përfundojë rinumërimi i votave të 530 vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja, për të vazhduar numërimin e votave më kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor. Sipas rezultateve preliminare nga numërimi i votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Kuvendi i shkarkoi drejtorët e Agjencisë për administratë dhe Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/sob-399122-380x233.jpg)
Kuvendi i shkarkoi drejtorët e Agjencisë për administratë dhe Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë
![Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte pas arrestimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Policia-e-Kosoves-Njesia-Speciale-Operative-NJSO-ROSU-foto-Ridvan-Slivova-380x233.jpg)
Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte pas arrestimit
![Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476206721_10161362451642759_2030955817722221211_n-e1739385570238-380x233.jpg)
Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind
![Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/QNR-zgjedhjet-lokale-2021-foto-Ridvan-Slivova-21-780x439-1.jpg)
Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/viber_image_2025-02-12_15-49-57-949-720x405-1-780x439.jpg)
Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj
![Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476206721_10161362451642759_2030955817722221211_n-e1739385570238-780x439.jpg)
Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind
![Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cik-780x439.jpg)
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re