Askush në Amerikën Latine si Luis Suarezi (Foto/Video)

Sulmuesi Luis Suarez ka bërë histori me kombëtaren e tij duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të eliminatoreve për Kampionatin Botëror.
29-vjeçari ka realizuar në barazimin 2-2 ndaj Kolumbisë, për t’u bërë sulmuesi me më së shumti gola të realizuar në histori të eliminatoreve të Amerikës Latine për Kampionatin Botëror.
Ai mban pozitën e parë së bashku me Hernan Crespon e Argjentinës me 19 gola të realizuar, por këtë rekord mund ta thyejë uruguaiani nëse vazhdon në këtë formë.

I vetmi që është aktiv dhe në garë është Lionel Messi që ka 16 rrjeta.
Në stërvitjen para ndeshjes ai shqetësoi tifozët pas një përplasje në stërvitje me Diego Godinin. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
12/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































