LAJMI I FUNDIT:

​ASK: Më shumë energji e konsumuar në nëntor 2023 sesa në nëntor 2022

​ASK: Më shumë energji e konsumuar në nëntor 2023 sesa në nëntor 2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin nëntor 2023 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Aty u tha se më shumë energji është konsumuar në nëntor të vitit 2023 sesa në nëntor të vitit 2022

Gjatë muajit nëntor të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 648.95 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 432.84 GWh ose 5,49% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.


Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 18,75%.

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 5.06 mijë ton ose 16,04% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak./kp/