LAJMI I FUNDIT:

ASK: Shtrenjtohet furnizimi me ujë

ASK: Shtrenjtohet furnizimi me ujë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Industrisë” për tremujorin e katërt (TM4) 2017.

Kjo anketë me të dhënat që ofron synon ta paraqesë ecurinë në industri (B-nxjerrëse, C- përpunuese, D-furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E – furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave) në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2017, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2017, ka pasur një rritje te: furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) prej 8.2%; industria nxjerrëse (B) prej 31.9%; si dhe te furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) prej 49.6%. Ndërsa, kishte rënie te industria përpunuese (C) prej (-7.7 %)”, ka njoftuar ASK-ja.


Ndërkaq , krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2016), ka pasur një rritje te: industria nxjerrëse (B ) prej 31.3%; furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) prej 7.8%; furnizimi me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) prej 6.1%; si dhe industria përpunuese (C) prej 3.2%. /Telegrafi/