LAJMI I FUNDIT:

ASK: Qeveria për tre muaj shpenzoi mbi 648 milionë euro

ASK: Qeveria për tre muaj shpenzoi mbi 648 milionë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës, ku paraqiten të hyrat dhe shpenzimet qeveritare gjatë tremujorit të fundit të vitit që lamë pas, ku shihet se të hyrat ishin 500.7 milionë euro, ndërsa, shpenzimet 648.2 milionë euro.

Sipas ASK-së, pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.


Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë formimi i kapitalit bruto (33%), kompensimi i punëtorëve (24%), kontributet sociale dhe përfitimet (21%), dhe konsumi i ndërmjetëm (12%).

Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori