Kampioni i ri i Zvicrës, Basel nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 ndaj Sionit në shtëpi.

Në fakt gjiganti zviceran ishte pranë fitores në këtë ndeshje, por në minutat e fundit barazoi rezultatin ekipi mysafir.


Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka ka qenë vendimtar në golin e dytë të Baselit.

Xhaka asistoi mjaftë bukur tek sulmuesi afrikan, Seydou Doumbia i cili shënoi në minutën e 89-të.

Asistimi i sotëm ndaj Sionit, ishte i shtatë për Taulant Xhakën këtë edicion me Baselin, ndërsa nuk ka arritur të shënoj gol.

Baseli edhe zyrtarisht është shpallur kampion i Zvicrës, ndërsa aktualisht ka 80 pikë pas 33 javëve. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5mue11_seydou-doumbia-goal-hd-basel-2-1-sion-18-05-2017_sport

telegrafi sport app