LAJMI I FUNDIT:

Ashton vjen në Kosovë, Thaçi e dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave

Ashton vjen në Kosovë, Thaçi e dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave

Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të qëndrojë në një vizitë disaditore në Kosovë, me ftesë të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, Ashton pritet të takohet me presidentin Thaçi dhe me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe shoqërisë civile.

Por, përveç takimeve, ajo do të dekorohet nga Thaçi edhe me Medaljen Presidenciale të Meritave. Zyra e Informimit e presidenti Thaçi ka konfirmuar për KosovaPress se Ashton do të dekorohet për kontributin e saj në dialogun për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për përafrim të Ballkanit me BE-në.


Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, udhëhoqi procesin e normalizimit për një kohë të gjatë.

Ajo kishte deklaruar se ndër sukseset më të mëdha të saj ishte arritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013.

Në trend Lajme

Më shumë
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Lajme
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

Politikë
Kalo në kategori