Ashpërsohet gjuha e urrejtjes para fushatës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut
![Ashpërsohet gjuha e urrejtjes para fushatës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Shkupi_Sheshi_ok-780x470-1-780x439.jpg)
Partitë politike kanë ashpërsuar retorikën nxitëse gjatë prezantimit të kandidatëve të tyre për president të Maqedonisë së Veriut, por edhe në debate e statuse në rrjetet sociale, me besimin se në këtë mënyrë mund të përfitojnë vota në zgjedhjet që do të mbahen më 24 prill.
Madje, në disa raste nuk kanë munguar as fyerjet që konsiderohen raciste, në mes të zëvendëskryeministrit Artan Grubi nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Izet Mexhitit nga opozita shqiptare dhe kryetar i Lidhjes Demokratike.
Grubi, në një postim në rrjetin social Facebook kishte etiketuar të gjithë zyrtarët e opozitës si “afrikan”, “rus”, “turkmenistan” e kështu me radhë, ndërsa Mexhiti i është përgjigjur duke e quajtur atë si “kazinomen”.
Retorika nxitëse është evidente edhe mes partive maqedonase, Lidhjes Social Demokrate (LSDM) dhe OBRM-PDUKM-së, të cilat kanë akuzuar njëra-tjetrën për “politika ruse”, “qeverisje një etnike”, e akuza tjera.
Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi të martën ka shprehur shqetësimin lidhur me gjuhën e urrejtjes që po shfaqet nëpër tubimet partiake dhe qëndrimet e tyre në rrjetet sociale.
Drejtuesit e komisionit u kanë bërë thirrje partive politike, kandidatëve për president, bartësit të listave të partive politike për deputetë që të “përmbahen nga retorika nxitëse dhe gjuha e urrejtjes pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kontribuojmë për zgjedhje të lira dhe demokratike”
“Ne i ndjekim rrjetet sociale dhe mediat tradicionale bazuar në kapacitetet tona dhe veprojmë ndaj çdo rasti apo individi që denoncon gjuhën e urrejtjes. Veprojmë pa marrë parasysh se do të përçojë gjuhë të urrejtjes dhe përdor fjalor shqetësues. Unë i bëj thirrje çdokujt që vëren fenomene të tilla, që t’i paraqesë para Komisionit për veprim të mëtejmë. Puna jonë është që të kërkojmë nga personat që publikisht të distancohen nga përdorimi i fjalorit të tillë, në të kundërtën, këtë ua përcjellim institucioneve të tjera”, ka deklaruar Igor Jadrovski, kryetar i Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.
Retorika e partive në vigjilje të fushatës zgjedhore nuk ka për qëllim që t’i avancojë agjendat partiake, por t’i nxisë eksponentët politikë, thonë njohësit e çështjeve politike.
Analisti Besim Nebiu thotë për “Radion Evropa e Lirë” se partitë duhet të heqin dorë nga gjuha e urrejtjes dhe të përqendrohen në ofertat e tyre zgjedhore.
“Ky është një fenomen i rëndomtë, të cilin e shohim në të gjitha fushatat. Partitë nuk kanë evoluar as në formën me të cilën e bëjnë fushatën e zezë. Kjo fushatë negative nuk ka efekt te popullata, është një deja-vu, që e kemi parë shumë herë më parë dhe e cila nuk e impresionon askënd. Besoj se partitë duhet të kthehen në shtjellimin e programeve të tyre, projekteve dhe obligimeve që marrin para qytetarëve”, thotë Nebiu, njohës i çështjeve politike.
Komunikologu Bojan Kordalov thotë se përplasjet mes partive për çështjet programore, ofertat dhe problemet janë normale, por ato duhet të ofrojnë edhe zgjidhjet e tyre dhe jo të merren me ofendime.
“Të keni qëndrim negativ ndaj qeverisjes së ndonjë partie është shumë normale, pasi kemi të bëjmë me konkurrencë, por menjëherë pas kritikës duhet të ofroni alternativë. Kjo është ajo që gjithmonë na mungon. Nëse ju kritikoni një rrugë që është përplot me gropa, ju duhet të ofroni zgjidhje. Nëse nuk thoni se shumë qytetarë presin kohë të gjatë për një pasaportë, këtë të gjithë e dinë, por ju duhet të ofroni zgjidhje për këtë problem, por edhe për problemet tjera. Kjo te ne mungon, andaj partitë më tepër janë të përfshirë në fushata me gjuhë të urrejtjes apo retorikë nxitëse. Nga kjo askush nuk përfiton, në veçanti nuk mund t’i prisni votat nga ata qytetarë të papërcaktuar pasi përveç retorikës nxitëse, ata nuk shohin alternativë për jetë më të mirë”, thotë Kordalov.
Fushata elektorale për rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit fillon më 4 prill dhe zgjat 20 ditë. Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KFOR: Vazhdojmë të kemi prani në Urën e Ibrit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/449070769_809995471232588_6325971085498052572_n-380x233.jpg)
KFOR: Vazhdojmë të kemi prani në Urën e Ibrit
![Kurti: e-Kosova dëshmi e vizionit të qeverisë për t’i kthyer situatat e vështira në ndryshime pozitive](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Albin-Kurti-3-380x233.jpg)
Kurti: e-Kosova dëshmi e vizionit të qeverisë për t’i kthyer situatat e vështira në ndryshime pozitive
![Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/96121719569790-380x233.jpg)
Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan
![Arrestohet ‘Niçja’ i Shijakut, policia publikon pamje nga arrestimi i tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/policia-e-shtetit-1-1-380x233.png)
Arrestohet ‘Niçja’ i Shijakut, policia publikon pamje nga arrestimi i tij
![Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Veton-Elshani-vendi-ku-ishte-grupi-terrorist-serb-ne-Manastirin-e-Banjskes-se-Zvecanit-veri-foto-Ridvan-Slivova-69-e1699296486847-1-380x233.jpg)
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?
![Biserko: Vuçiqi s’do ta zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, po e pret Trumpin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/96121719650118-380x233.jpg)
Biserko: Vuçiqi s’do ta zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, po e pret Trumpin
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Mallkimi i kampionëve në Kampionatet Evropiane - Spanja, Portugalia dhe tani Italia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kampionet-1212-380x233.jpg)
Mallkimi i kampionëve në Kampionatet Evropiane - Spanja, Portugalia dhe tani Italia
![Stërvitja më e madhe detare në botë i dërgon mesazh Kinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_11-32-380x233.png)
Stërvitja më e madhe detare në botë i dërgon mesazh Kinës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/yakin-xhaka-12-380x233.jpg)
"Granit shembull i një lideri të vërtetë, ai po udhëheq si kapiten" - Yakin flet për fitoren me Italinë dhe ndikimin e Xhakës
![Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/leverkusen-1-380x233.jpg)
Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu
![Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-29-210848-380x233.png)
Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit
![Luciano Spalletti zbulon dy fajtorët për eliminimin dhe lojën e tmerrshme të Italisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/spalleti-380x233.jpg)
Luciano Spalletti zbulon dy fajtorët për eliminimin dhe lojën e tmerrshme të Italisë