Për shkak të tërmetit katastrofik që goditi Republikën e Turqisë, ku pati humbje të mëdha njerëzore, qytetarë të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive do të japë ndihmë financiare - donacion në shumën prej një milion denarë për sanimin e pasojave nga tërmeti.

Mjetet financiare do të paguhen në llogarinë e posaçme të dedikuar të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Fondi i Solidaritetit.


Agjencia shpreh ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe për popullin turk./Telegrafi/